(SQ) (EN) (PDF) – Fjalorth i Terminologjisë Migratore | Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM)


Përdorimi dhe zgjerimi i terminologjisë migratore në gjuhën shqipe është një dukuri relativisht e re. Nevoja për një kuadër të plotë legjislativ dhe studime në këtë fushë lindi kryesisht pas viteve ‘90-të, si rezultat i përmasave që njohu emigrimi i shqiptarëve këtë periudhë. Kjo, ka nxjerrë në pah mungesën e termave mirëfilli shqip apo edhe përdorimin e tyre shpesh në mënyrë të gabuar. Kështu, në gjuhën e përditshme, por edhe në artikuj mediatikë, studime dhe dokumenta zyrtarë, shumë terma janë përdorur në vend të njëri tjetrit.

Për shembull, termi ‘smuggling’, është përkthyer “trafiku i migrantëve” në variantin zyrtar shqip të Protokollit shtesë të Konventës së OKB-së kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar (me Ligjin nr. 8920, datë 11.07.2002). Në Ligjin për Emigrimin e Shtetasve Shqiptarë për Motive Punësimi (9668, datë 18.12.2006) është përdorur termi ‘kontrabandim i migrantëve’, ndërsa në Kodin Penal është përkufizuar si “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” (neni 298 i Kodit Penal). Për të mos përmendur termin ‘refugjat’ i cili shpesh është përdorur për të treguar ‘migrantin’. Situata është e ngjashme edhe për termat ‘migrim’ apo ‘migracion’ të cilët në akte ligjore apo dokumenta zyrtarë janë përdorur si sinonime …


PDF file, 87 pages

via: www.iom.int

Advertisements

Leave a comment

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s