(SQ) (PDF) – HISTORI E LETËRSISË SHQIPTARE | ROBERT ELSIE


Përkthyer nga origjinali anglisht “History of Albanian Literature (1995)”
nga Abdurrahim Myftiu, Tiranë

Prej kohësh është ndier nevoja e ngutshme për një vështrim të plotë të letërsisë shqiptare, për të cilën brenda vendit nuk ka ende një përfytyrim të qartë, kurse jashtë tij ajo ka mbetur në thelb e panjohur. Në të vërtetë as edhe një letërsi kombëtare tjetër në Evropë nuk i ka shpëtuar vëmendjes së publikut të botës perëndimore aq shumë sa letërsia shqiptare. Në këtë aspekt, ky punim rreket të mbushë këtë mungesë duke dhënë një vështrim historik tërësor të krijimtarisë së shkruar në gjuhën shqipe që nga fillimet e deri në ditët tona. Letërsia shqiptare ka pasqyruar fatin e popullit shqiptar nëpër shekuj, fatin e një vendi të vogël në një rajon të Evropës, i cili për arsye politike, historike, ekonomike dhe gjeografike ka mbetur më i pazhvilluari në këtë kontinent. Popujt më fatlumë të Evropës kanë mundur t’i gëzohen shkëlqimit të kulturave dhe trashëgimisë së tyre kombëtare, të pasuruara e të kulluara nga shekujt, ndërsa historia e Shqipërisë ka qenë diçka më shumë se luftë për të mbijetuar. Kjo e vërtetë është më e dukshme se kurrë tani që shekulli i njëzetë po i afrohet fundit. Pas fillimesh të vona e të vështira, letërsia shqiptare, si një kaçubë e njomë, zuri rrënjë në dheun shkëmbor të atdheut të saj, por rrënjë që do të priteshin e këputeshin herë pas here. Letërsia e hershme e shekujve të gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë, fidan i Kundërreformës, u fshi menjëherë nga pushtimi turk i Ballkanit. Letërsia shqiptare myslimane e shekujve të tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, e shkruar me alfabetin arab dhe e frymëzuar nga Orienti, nuk mund të mbahej më në këmbë gjatë luftërave të shqiptarëve për pavarësi kundër Perandorisë Osmane dhe u braktis në të mirë të modeleve më perëndimore. Letërsia e periudhës së parë të shekullit të njëzetë nuk u la të merrte frymë pas ardhjes në fuqi të komunizmit në vitin 1944, me qëllim që t’i hapej rrugë krijimit të një letërsie të re proletare. Kursi i acaruar i marrëdhënieve politike shqiptaro-jugosllave pas Luftës së Dytë Botërore ua bëri që në fillim të qartë shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, se për kulturën e tyre të shkruar, ata nuk mund të mbështeteshin te Tirana. Për këtë arsye letërsia e tyre e kohëve të reja ka një histori dhe zhvillim të vetin por është njëherazi pjesë përbërëse e jetike e krejt letërsisë shqiptare. Letërsia italo-shqiptare ose arbëreshe, fryt i gjenisë krijuese të paraardhësve të refugjatëve shqiptarë që lanë atdheun dhe u hodhën në Italinë e Jugut në shekullin e pesëmbëdhjetë pas vdekjes së Skënderbeut dhe shuarjes së qëndresës së armatosur kundër turqve, lindi e u zhvillua në mënyrë vërtet të pavarur nga paraardhësja e saj në trojet ballkanike. Në të dy rastet, shqiptarëve iu desh të rimbillnin farën e kulturës së shkruar. Përsëri letërsia shqiptare nisi të lulëzojë mbi lastarët e traditave të veta letrare. Mund të flitet vërtet për disa letërsi shqiptare. Por, me gjithë rrjedhën e turbullt të historisë shqiptare e ballkanase, shqiptarët si bashkësi gjuhësore mbetën një, kurse letërsia e tyre, shprehja kulturore e kësaj bashkësie, lypset vështruar si …


PDF file, 479 pages

via: www.elsie.de

Advertisements

Leave a comment

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s