(SQ) (PDF) – FJALOR FJALËSH E SHPREHJESH MJEDISORE | Ismet Potera


Nevoja për një fjalor me shpjegime për fjalët dhe shprehjet nga lëmi i mjedisit ka qenë e kahershme. Lexuesi kosovar ka nevojë për fjalorë dhe për libra shkencor, sidomos të lëmive të reja. Çështjet dhe problemet mjedisore nuk janë trajtuar dhe nuk kanë pasur trajtim meritor në institucionet dhe në qarqet tjera relevante të shkencës dhe dijes. Derisa mjedisi me të gjitha problemet përcjellëse është trajtuar dhe trajtohet edhe sot në një masë si diç e dorës së dytë, ne sot e kemi këtë gjendje të mjedisit, por edhe të vetëdijes e kulturës mjedisore. Ideja për hartimin e një fjalori të këtillë erdhi nga nevoja për plotësimin e një zbrastësire ekzistuese dhe nevoja për ofrimin e një ndihme të tillë për nxënësit dhe lexuesit si dhe të interesuarit tjerë për këtë lëmi shkencore dhe të dijes. Mungesa e fjalorëve dhe librave shkencor varfëron dijen dhe nuk ndihmon përparimin shkencor. Ky fjalor plotëson vetëm një pjesë të literaturës për problemet e mjedisit. Fjalori nuk ka ndonjë dedikim për lexuespërdorues të veçantë, por do të jetë për të gjithë. Deri më tani në gjuhën shqipe ka munguar një fjalor i tillë. Një fjalor i përkthyer në Tiranë, nuk i përfshinë shumë zëra dhe shprehje mjedisore. Në gjuhët tjera janë botuar shumë fjalorë me shprehje e fjalë mjedisore. Janë botuar fjalorë edhe për probleme më të ngushta mjedisore, si p.sh. ngrohja globale, ndotje e ujit etj. Për hartimin e këtij fjalori i shfrytëzuam të gjithë ata fjalorë që patëm mundësi t’i shfrytëzojmë. Ishte përparësi shfrytëzimi i fjalorëve të ndryshëm nga interneti në gjuhën angleze. Zërat dhe shprehjet janë dhënë në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa sqarimet vetëm në gjuhë shqipe. Këtë e bëmë me qëllim që të interesuarit shprehjet dhe zërat e këtillë t’i gjejnë në anglishte dhe të zgjerojnë njohuritë lidhur me çështjet mjedisore. Një analizë shterruese i bëmë Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, ku nxorrëm të gjitha fjalët, që menduam se janë të nevojshme për hartimin dhe plotësimin e këtij fjalori. Disa zëra dhe shprehje të futura në fjalor nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me problemet e mjedisit, por ato kanë lidhje të tërthortë dhe shërbejnë për plotësimin e njohurive lidhur ne çështjet mjedisore. Kemi bërë përpjekje që fjalët të përdoren sa më shqip, do të thotë vetëm në rastet kur nuk kemi gjetur fjalë të përshtatshme është përdorur vetëm varianti i huaj. Gjatë përkthimit të termave dhe shprehjeve për mjedisin nga gjuha angleze kemi pasur vështirësi, sepse për shumë terma ishte vështirë të gjenden terma adekuate në shqip. Vëtëm për shprehjen leachet në anglisht kishim problem në …


PDF file, 91 pages

via: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

Advertisements

Leave a comment

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s