(SQ) (LA) (EN) (PDF) – FJALOR i emrave të kafshëve të Shqipërisë | Dhimitër Dhora


Në shekullin e fundit është bërë një punë e madhe për grumbullimin dhe pasqyrimin në fjalorë të emrave shqip të kafshëve dhe këtu mund të veçoj fjalorët e Gazullit (1942) dhe Demës (2005), Fjalorin e Shqipes së Sotme (2002) e tj. Nga ana tjetër në shumë fauna të ndryshme të Shqipërisë janë dhënë edhe emrat shqip të llojeve të kafshëve, si tek Bino e tjerë (2006) për shpendët dhe gjitarët, Poljakov e tjerë (1958) dhe Rakaj (1995) për peshqit e tjerë. Mirëpo në të gjitha rastet vërehet mungesa e një bashkëpunimi të frytshëm të gjuhëtarëve me specialistët faunistë, çka duket tek mungesa e specifikimit dhe shpjegimit të saktë të emrave, ose tek varfëria e emrave, për shkak të mosnjohjes së fondit të tyre. Nevojat për të zgjidhur në tërësi këto probleme dhe për ti dhënë lexuesve një fjalor sa më të plotë, kanë qenë motivet kryesore të punës për hatimin e tij dhe për të qënë më i vlefshëm, u hartua në tre gjuhë, latinisht – shqip – anglisht. Ky fjalor përmban emrat e 1140 llojeve të kafshëve të Shqipërisë. Këtij numri llojesh i përkasin 2178 emra në shqip. Në latinisht dhe anglisht numri i emrave në fjalor është po aq sa i llojeve, pasi çdo lloji i përgjigjet një emër. Emrat shkencorë të kafshëve në latinisht janë aktualë, të marrë prej literaturës shkencore bashkëkohore. Në anglisht janë përzgjedhur emrat më të njohur dhe më të përdorur, më të përshtatshëm në kuptimin gjuhësor, biologjik e gjeografik për këtë fjalor. Llojet e kafshëve të Shqipërisë që përfshihen në fjalor janë përzgjedhur nga studimet e deritanishme, duke shfrytëzuar edhe përvojen e grumbulluar prej katër dekadash në njohjen e faunës. Në fjalor përfshihet shumica dermuese e llojeve të kafshëve vertebrore të Shqipërisë, ndërsa nga invertebrorët janë përzgjedhur llojet më të zakonshme, më …


PDF file, 288 pages

via: Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Advertisements

Leave a comment

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s