(SQ) (EN) (PDF) – FJALOR I INFORMATIKËS / DICTIONARY OF INFORMATICS | NEBI CAKA • AGNI DIKA • SEB RODIQI


Hartimi i fjalorëve terminologjikë në gjuhën shqipe dhe me një gjuhë tjetër ka rëndësi për vetë veprimtarinë profesionale-shkencore dhe për proceset e begatimit të mëtejmë të stabilizimit të gjuhës standarde. Megjithë mungesën e traditës së hartimit të fjalorëve terminologjikë në Kosovë, ASHAK ka pak vjet është interesuar të ndihmojë në këtë fushë dhe ka hartuar bashkë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë Fjalorin e bimëve. Në kohën kur informatika është bërë shumë e rëndësishme për çdo veprimtari të organizuar shoqërore, terminologjia e kësaj fushe zë një vend me rëndësi në leksikun e gjithmbarshëm të një gjuhe dhe sidomos në përdorimet e përditshme. Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHAK në fillim mblodhi një grup më të gjerë ekspertësh për të hetuar mundësitë e ndihmesës në këtë fushë shumë aktuale. Puna mori rrugë të mbarë kur u formalizua grupi me përbërjen që ka sot. Ndërkohë lindi ideja që të bëhej dhe një fjalor shpjegues i informatikës dhe propozimi që këtë punë ta bënim po ashtu bashkë me ASHSH-në. Pas një takimi të punës në Prishtinë me specialistët e Institutit INIMA të ASHSH-së, u vendos që grupi i ASHAK ta vazhdonte punën në fjalorin anglisht-shqip dhe anasjelltas, ndërsa në një fazë më të vonë të bëhej bashkë fjalori shpjegues. Fjalori i informatikës anglisht-shqip dhe shqip-anglisht që keni në duar përmban rreth 18000 terma e shkurtesa, anglisht e shqip, nga fusha e informatikës. Këtu me termin informatikë nënkuptohen, para se …


PDF file, 501 pages

via: AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS

Advertisements

Leave a comment

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s